Çertifikohen pjestarët e ekipit USAR Kosova në kuadër të projektit IPA CARE
Çertifikohen pjestarët e ekipit USAR Kosova në kuadër të projektit IPA CARE

Çertifikohen pjestarët e ekipit USAR Kosova në kuadër të projektit IPA CARE

Krijuar në datën 04/30/2026


Prishtinë, 30.04.2026

Sot është mbajtur ceremonia e certifikimit të trajnimit për ekipin USAR Kosova, në kuadër të projektit IPA CARE, duke shënuar një hap të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve kombëtare për reagim ndaj fatkeqësive.

Ky trajnim dhe procesi i certifikimit përfaqësojnë një bazë të rëndësishme për ndërtimin e një kapaciteti profesional dhe të qëndrueshëm të Kërkim-Shpëtimit urban (USAR), në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Ekipi USAR Kosova aktualisht ndodhet në fazën e zhvillimit dhe konsolidimit, ndërsa synimi afatgjatë është funksionimi sipas standardeve të INSARAG dhe Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.

se procesi i ndërtimit të këtij kapaciteti nuk përfundon me certifikimin, por përfaqëson një etapë të rëndësishme drejt institucionalizimit të plotë dhe rritjes së ndërveprueshmërisë, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Ai vlerësoi gjithashtu rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në realizimin e trajnimit, si dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë përmes projektit IPA CARE, si dhe për të gjithë partnerët ndërkombëtarë që përmes projektit IPA CARE kanë mbështetur këtë iniciativë. Ky bashkëpunim ndërinstitucional dhe ndërkombëtar është thelbësor për ndërtimin e kapaciteteve modern dhe për garantimin e nj1% reagimi efektiv në situate emergjente.

Në vijim, ai konfirmoi përkushtimin e AME-së për të vazhduar mbështetjen ndaj zhvillimit të kapaciteteve USAR përmes investimeve në trajnim, pajisje dhe koordinim institucional, me qëllim që Kosova të jetë e gatshme të reagojë si brenda vendit, ashtu edhe në operime ndërkombëtare.

Në përfundim, Drejtori Ekzekutiv z.Abdullahu përgëzoi pjesëmarrësit për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë trajnimit, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një kapaciteti të besueshëm dhe të qëndrueshëm në shërbim të qytetarëve dhe të sigurisë publike.